NASA: Jemi në rrugën drejt takimit me jashtëtokësorët

 

Komenti i mësipërm është bere nga vete shefja e departamentit te shkencës dhe këshilltare e parë e Administratorit te agjencisë amerikane te hapësirës, Ellen Stofan.

Gjate një takimi ne Washington, shefja e NASA­s ka njoftuar zyrtarisht se njerëzimi është pranë takimit me jashtëtokësorët ndoshta ne harkun e një dekade.

“Ne besojmë se jemi duke shkuar drejt gjetjes se provave te qarta te ekzistencës se jashtëtokësorëve ne dekadën e ardhshme dhe ne evidentimin përfundimtar te tyre ndërmjet 10 dhe 20 viteve ne vazhdim”, deklaroi Ellen Stofan. Ndërkohë qe një tjetër emër i rëndësishëm ne NASA, Jeffery Newmark, drejtor interim i seksionit te heliofizikës ne këtë agjenci deklaroi se tani nuk behet më fjale për “nëse”, por “kur”.

“Ne tani dimë ku te kërkojmë, dimë si te kërkojmë dhe ne shume raste kemi edhe teknologjinë e nevojshme”, thotë Ellen Stofan. Jim Gree, drejtor për shkencën planetare ne NASA nënvizon se studime te fundit kane treguar se 50% e planetëve qe ndodhen ne hemisferën veriore kane se paku nga një oqean me mijëra metra te thelle.

Ndërkohë një deklarate e tille ne lidhje me mundësinë e ekzistencës se jashtëtokësoreve dhe krijimin e kontakteve me to e kish bere qe vitin e kaluar administratori i NASA­s Charles Bolden, i cili pati deklaruar se me shume gjasa, jashtëtokësoret gjenden jashtë sistemit tone diellor. Ne vitin 2020 NASA do te dërgojë një tjetër rover ne Mars për te kërkuar aty gjurme te ekzistencës se jetës ne këtë planet, duke mundësuar analizimin e këtyre te dhënave ne Toke. Ndërkohë, parashikohet qe ne vitin 2030, njeriu i pare te zbresë ne truallin e këtij planeti.

SHKARKO APP