NASA-Rover “Perseverance” zbarkon në Mars me helikopter

Nga DW-

Në bord: Një helikopter me emërtimin Ingenuity. Misioni Mars 2020 konsiderohet si hapi i parë për të sjellë prova të gurëve të tij në Tokë.    

Sonda e SHBA-së me Mars-Rover “Perseverance” në bord është e fundit ndër anijet kozmike, që ka mbërritur gjatë ditëve të shkurtit në orbitën e Marsit, por në aspketin e teknologjisë ajo është e para me këtë arritje. Eshtë i pari Mars-Rover, që SHBA-ja ka ndërtuar dhe ka në bord helikopterin e parë të Marsit.

„Show”, sikurse shprehet NASA, nisi të enjten (18.02) në mëngjes sipas orës së Paqësorit në Kaliforni, ku u rrit në vazhdimësi tensioni në laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Pasadena. Ishte mesditë në brigjet lindore të SHBA-së dhe mbrëmje në Europën Qendrore. Pas kësaj zgjati vetëm dy orë deri sa mundi të komunikohet zbarkimi i suksesshëm. Në orën 20:57 sipas orës së Greenwich Roveri më i fundit i SHBA-së “Perseverance” zbarkoi në sipërfaqen e Marsit. Për të zbarkuar në Mars, Roveri filloi zbritjen me një shpejtësi mbi 20.000 km. në orë. Një parashutë dhe sistemi frenues i motorëve e ngadalësuan Roverin deri në shpejtësinë 3 km. në orë përpara se trupi fluturues – i krahasueshëm me një dron – e tërhoqi derisa e lëshoi Roverin përmes tri kabllove në sipërfaqen e planetit. Në gjashtë rrotat e tij më pas Roveri ndaloi.

Marslandung NASA Perseverance Rover

Vend-ankorimi i preferuar

Vendi i ankorimit të “Perseverance” është krateri Jezero, direkt në veri të ekuatorit të Marsit, në një rajon me emrin Isidis Planitia.

Ky është rajoni, që është frekuentuar mirë prej aparaturave zbarkuese amerikane, duke përfshirë edhe Curiosity-Rovers, që ende është aktiv. Po Curiosity ndodhet rreth 3700 km. larg kraterit Gale.

Edhe Utopia Planitia relativisht nuk ndodhet fort larg. Atje Kina në maj do të dërgojë Roverin e parë në Mars.

Tre misione

Tre misionet në Mars kanë nisur në korrik 2020. Krahas Misionit 2020 të NASA-s ka edhe misionet Emirates Mars Mission dhe Chinas Tianwen-1. Në misionet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Kinës është fjala për automjete hapësinore që qarkullojnë përreth planetit. Tianwen-1 përgjatë këtij viti synon të zbarkojë në Mars. SHBA kanë shumicën e përvojës si zbulues të Marsit.

Marslandung NASA Perseverance Rover

Kërkim për ujë në misionet e mëvonshme

“Perseverance” ndër të tjera do të kërkojë për ujë në planet dhe të tjera shenja jete. Po ashtu do të mbledhë gurë dhe prova nga toka që do t’i grumbullojë nëpër arka, të cilat janë planifikuar të sillen në tokë gjatë dhjetë viteve të ardhëshme bashkë me grumbullimet e misioneve të tjera amerikane dhe europiane. Pastaj është edhe helikopteri Ingenuity, i cili është i lidhur në barkun e Roverit. Helikopteri është një aparaturë eksperimetale, me të cilën NASA do të mësojë nisjen dhe fluturimin në atmosferën e Marsit. Kjo është e rëndësishme, sepse atmosfera atje është më e hollë se në Tokë. Ajo mund të influencojë fluturimet, në aspektin e rendimentit të nevojshëm dhe fuqisë së motorëve për të arritur shpejtësinë e rotullimit të rrotave. Nëse kjo funksionon ose jo, në këtë stand nuk është me rëndësi, sepse çfarëdo të ndodhë do të jetë hera e parë që në Mars një komb i fluturimeve hapësinore teston një planet tjetër.

Këto fluturime prove do të krijojnë mundësinë për misionet e ardhëshme me astronautë, që mund të fluturojnë për në Mars e të kthehen sërish, ndonëse kjo mund të arrihet ndoshta pas 30 vjetësh.

Ja se ç’shkruan Zëri Amerikës për uljen në planetin Mars:

Sonda më e fundit e NASA-s zbriti të enjten në planetin Mars pas një udhëtimi që filloi korrikun e kaluar.

Hyrja e sondës “Perseverance” në atmosferën marsiane filloi në 3:55 pasdite dhe kaloi me sukses një proces shtatë minutësh që shkencëtarët thanë se ishte i suksesshëm. Gjatë uljes, NASA nuk kishte aftësi të kontrollomnte sondën, por shkencëtarët ishin ne kontakt me pas uljes dhe morën imazhin e parë nga sonda.

Sonda e NASA-s ulet në planetin Mars
Pjesë e procesit të komplikuar të uljes ishin parashutat, zbritja me shtytje motorike dhe një “vinç qiellor”, i cili e uli sondën në sipërfaqen e Marsit duke përdorur kabllo.

“Unë mund t’ju them se ‘Perseverance’ po funksionon në mënyrë perfekte tani dhe se të gjitha sistemet janë gati për uljen”, tha para uljes Jennifer Trosper, zëvendës menaxhere e projektit të NASA-s për këtë mision, gjatë një konference për shtyp të martën.

‘Perseverance’ zbriti në Kraterin Jezero, i cili besohet të jetë një shtrat i lashtë liqeni. Atje, do të kërkojë shenja të jetës së lashtë.

Terreni rreth vendit të uljes është shkëmbor, duke e bërë uljen të vështirë, por NASA tha se sonda është e përgatitur për këtë sfidë.

“Kur shkencëtarët hedhin një vështrim në vendndodhje si Krateri Jezero, ata shohin shenja premtuese, apo jo?”, tha Al Chen, i cili është përgjegjës i ekipit të hyrjes, zbritjes dhe uljes në Laboratorin “Jet Propulsion” të NASA-s në Pasadena, Kaliforni, sipas agjensisë së lajmeve The Associated Press. “Kur shikoj Jezeron, shoh rrezik. Ka rrezik kudo”.

NASA ka ulur me sukses nëntë nga dhjetë sondat në Mars.

Një model i saktë i sondës së NASA-s "Perseverance"
Një model i saktë i sondës së NASA-s “Perseverance”

Sonda ‘Perseverance’ është e ngjashme në dukje me eksploratorët e tjerë të Marsit, por ajo mbart një helikopter dron, të quajtur “Ingenuity”, i cili do të testojë nëse është i mundur fluturimi me shtytje motorike në Mars.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ulur sonda me sukses në Mars

Njerëzimi ka dërguar në planetin Mars anije hapësinore që nga vitet 1960-të, disa të suksesshme e disa jo. Vetëm tetë mjete hapësinore janë ulur në Mars, të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të vitit 2004, dy mjete robotike të vogla të quajtura rovers zbarkuan në anët e kundërta të planetit të kuq, në një mision që do të zgjaste 90 sol, ditë marsiane që janë 39 minuta më të gjata se ditët në Tokë.

Njëra makinë robotike, Opportunity, mbijetoi tetë vite më shumë se binjaku Spirit. Deri në momentin që ndali komunikimin me Tokën në qershor të vitit 2018, Opportunity përshkoi 45 kilometra duke funksionuar më gjatë se çdo mjet zbarkues në historinë e eksplorimit të hapësirës.

Një nga arritjet më të mëdha të eksploruesve robotikë ishte gjetja e provave se, Marsi në të kaluarën kishte ujë të rrjedhshëm në sipërfaqen e tij dhe mund të kishte patur kushtet që mbështesin jetën e mikrobeve.

Sonda “Mars Reconnaissance Orbiter” e cila arriti në vitin 2006 kishte për synim vëzhgimin e atmosferës marsiane dhe të studionte vende për zbarkime në të ardhmen.

Në korrik të vitit 2008 roboti Phoenix i NASA-s testoi ujin marsian për herë të parë. Në shtator të vitit 2018, hulumtuesit thanë se instrumentet e sondës vërtetonin fuqishëm teorinë e vjetër se çdo verë, nëpër shpatet e Marsit rrjedh ujë i kripur i lëngshëm.

"Perserverance" ulet në Mars
 Duke shkrirë dheun e acartë në laboratorin robotik në sipërfaqen e Marsit, hulumtuesit konfirmuan praninë e ujit të ngrirë poshtë shtresës së ngrirë, që njihet si permafrost.

NASA uli me sukses në planetin e kuq mjetin robotik Curiosity në gusht të vitit 2012. Qëllimi kryesor i misionit prej 2.5 miliardë dollarësh ishte të studiohej nëse dikur në Mars ka patur mikrobe ose nëse ende ai është i favorshëm për jetën. Instrumentet gjurmojnë vetëm për përbërje organike

Mbi 3 metra i gjatë dhe afro 3 metra i gjerë roveri Curiosity është një laborator i lëvizshëm me energji bërthamore me dhjetë instrumente shkencore që ka studiuar përbërjen e gurëve dhe dheut marsian.

Vetëm NASA ka arritur në mënyrë të përsëritur të ulë disa automjete robotike në planetin Mars. Në tetor të vitit 2016 Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dështoi të zbarkonte pajisjen e saj Schiaparelli në sipërfaqen marsiane. ESA tha se pajisja e saj u dëmtua në atmosferën e ashpër marsiane gjatë 50 sekondave të fundit të zbritjes.

Në qershor të vitit 2018, shkencëtarët njoftuan se roveri Curiosity kishte gjetur ndoshta blloqe të ndërtimit të jetës në një shtrat të lashtë të një liqeni marsian. Molekulat organike të ruajtura në shkëmbinjtë 3.5 miliardë vite të lashtë në Kraterin Gale sugjeronin se kushtet në atë kohë mund të kishin qënë të favorshme për jetën.

Një muaj më vonë, hulumtuesit italianë njoftuan se kishin zbuluar një liqen të madh me ujë të kripur të fshehur thellë poshtë sipërfaqes së Marsit, duke rritur mundësinë e gjetjes së jetës në planetin e kuq.

Mjeti robotik InSight, i lëshuar nga NASA në prill të vitit 2019 dhe i ulur në planetin e kuq nëntorin e shkuar, zbuloi një gjëmim të butë në Mars, që besohet të jetë termeti i parë i dokumentuar në këtë planet ndonjëherë.

SHKARKO APP