NASA: Temperaturat e muajit korrik thyen çdo rekord
Temperaturat e muajit korrik të këtij viti kanë thyer çdo rekord, madje edhe atë të vitit 1880.
Konfirmimi vjen Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA. Sipas përllogaritjeve, temperaturat e shënuara përgjatë këtij muaji kanë qenë 0.84 gradë celsius më të larta se mesatarja, një rekord që deri më sot e mbante korriku i vitit 2011 me +0.74 gradë.
Gavin Schmidt, drejtuesi i klimatologjisë në NASA, shkruan në një postim në tëitter:
“Korriku është në mënyrë absolute muaji më i nxehtë, që prej kohës kur kanë nisur matjet e temperaturës”.
Ai ka shtuar se probabiliteti që temperaturat të jenë më të larta vitin e ardhshëm është 99%. Ky është një tjetër rekord i shënuar në termometër pas viteve 2014 dhe 2015.
Sipas NASA-s, renditja e pesë muajve më të ngrohta të planetit vazhdon me korrik 2015, korrik 2009 dhe gusht 2014. Arsyet e ngrohjes globale vijnë si pasojë e ndryshime klimaterike të shkaktuar nga dora e njeriut.
Amerika dhe Kina janë përfshirë këtë vit nga përmbytjet masive, ndërsa shtete si India, Kuvajti dhe Iraku po vuajnë ditët më të nxehta, si pasojë e ngrohjes globale.
KOHA JONË SONDAZH

