Nasip Naço: Vëllai im nuk ka asnjë lidhje me kompaninë “Nazer 2000”
Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka reaguar sot për aludimet në disa media që e lidhin emrin e vëllait të tij me kompaninë e sigurimit “Nazer 2000”. Kjo kompania kishte në përgjegjësi ruajtjen e aeroportit “Nënë Tereza”. Në një reagim për mediat, Naço thotë se artiullli i botuar në një faqe online është i pavërtë. Ai paraqet dokumentet që tregojnë se kompania është në pronësi të personave të tjerë. Naço shton se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj mediave që kanë publikuar informacione të pavërteta për atë dhe të afërm të tij.
Reagim i Plotë i Nasip Naços:
“Jam i detyruar të sqaroj një lajm krejtësisht të pavërtetë të publikuar sot në një nga mediat e shumta online. Faqja Pamfleti lidh kompaninë e sigurimit “Nazer 2000”, që kishte në përgjegjësi ruajtjen e aeroportit “Nënë Tereza” dhe transportin e parave gjatë grabitjes së dy ditëve më parë me vëllain tim, i cili cilësohet si bashkëortak i saj kompanie, por edhe me emërin tim dhe subjektin ku unë aderoj politikisht.
Në fakt kjo është krejtësisht e pavërtetë. Kompania “Nazer 2000” ka si administrator dhe aksioner të vetëm zotin Durim Nazeraj, ndërsa drejtues teknik zotërinjtë Mehmet Bazaj dhe Alfred Zylalaj dhe kjo është lehtësishtë e provuar, mjafton të klikosh në QKR për të parë historikun e kësaj kompanie.
Lufta e klikimeve për të bërë skupin e radhës i ka shtyrë “drejtuesit” e këtij portali të shpifin në mënyrë banale dhe të heqin vëmendjen nga çështja konkrete, duke dizinformuar publikun për zbulimin e së vërtetës, duke u shërbyer me përkushtim autorëve të vërtet të grabitjes.
Nuk besoj së përmendja e emrit tim do e quaj problemin të zgjidhur dhe Presidenti i Republikës të mos e mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për këtë ngjarje kaq të rëndë. Unë mbështes dhe inkurajojë organin e Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer hetime të gjithanshme dhe me profesionalizëm.
Drejtuesit e këtij ” Pamfleti ” me përmendjen e emrit tim nuk mund të rriten politikisht dhe ekonomikisht, pasi kam kontraktuar avokatët e mi dhe do të bëj kallëzim për ndjekje penale, por do të kërkoj në gjykatë edhe dëmin moral në shumën 250 milion lekë!
Bashklidhur ekstrakti i QKR, Shpresoj që ky të jetë thjesht lapsus dhe të mos ketë asnjë dashakeqësi personale, përndryshe në rast të hezitimit për të mos e sqaruar të vërtetën, do të jem i detyruar të bëj kallzim penal për shpifje dhe të kërkoj dëmshpërblim për dëmin moral, që më është shkaktuar.
KOHA JONË SONDAZH


