Nata e t’shumve..!!
Nga Bardhyl Ukcamaj
Nata e t’shumve..!!
Në malet ilirike, aty ku u ruajt e më pas u dritësua nga At. Bernardin Palaj e At. Donat Kurti “Eposi i Kreshnikëve”, një nga kryeveprat e historisë së vjetër e krahasueshme me Iliadën, bash aty ku shekujt konservuan “fe e atdhe”, në rrënjë kryqash të drunjtë pushojnë djem e bija, gra e burra të dy fiseve të pastra shqiptarësh. Mijëra qirinj u ndezën “Natën e të shumve” për shpirtrat e këtyre banorëve faqebardhë, që jetuan e prehen përjetësisht në Nikaj-Mërtur. Më së shumti larg, pasardhësit po aq të dashur e fisnikë, në të tjera toka në Ballkan, Europë, Amerikë e kudo tjetër, u lutën për ta. Pushofshi ne Paqe!