Natë prangash, banori: Do djegim komisariatin e Kukësit nëse…

E paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, se protesta në ”Rugën e Kombit” ka autorë dhe se shkaktarët do të dënohen sipas ligjit, mbrëmë banorët e Kukësit janë përballur me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Një banor tregon se si policia i ka terrorizuar, dhe se në familjen e tj është arrestuar i vëllai. Ai kërkoi lirimin nga komisariati, pasi siç tregon, ai është i sëmurë.

”Më kanë arrestuar vëllain që dje ka qenë në protestë. Nuk ka shkuar për çështje politike. Është dëmtuar nga sytë. Mbrëmë ka qenë i sëmurë. E ka arrestuar policia në orën 4 të mëngjesit. Ka qenë i sëmurë nga gazi lotsjellës. Kanë kaluar mbi avëlli dhe i kanë shkuar vëllait brenda. E kanë rrahur”,-u shpreh ai për ”Ora News”.

Nga ana tjetër, nuk mungoi as kërcënimi për djegien e komisariatit. ”Të lirohen një orë e më para. Në qoftë se nuk lirohen, u bëj thirrje të gjithë kukasianëve që të vijnë këtu dhe nëse nuk dalin një për një do të djegim komisaratin. E ta shohë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, kush janë ata kriminelë.

SHKARKO APP