NATO hyn çlirimtare në Kosovë, amerikanët dhe britanikët priten me lule

Albert Vataj

25 vite më parë, fati i Kosovës, i shtetit të ri shqiptar, ëndrra shekullore e vaditur me gjak dhe e paguar me jetë dhe sakrifica, do të vendosej nga hyrja triumfale e NATO-s në tokën e martirëve të lirisë. Pas gati dhjetë javë sulmesh të pareshtura ajrore të NATO-s mbi Serbinë, diktatori jugosllav, Sllobodan Millosheviqi tërheq trupat nga Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havier Solana, më 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Ky vendim i Solanës erdhi pas marrëveshjes së Kumanovës, e cila u nënshkrua ndërmjet NATOS dhe RFJ-së më 9 qershor 1999, ndërsa hyri në fuqi më 11 qershor 1999.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Rezoluta 1244 ende është në fuqi në disa raste, siç është rasti i funksionimit të UNMIK-ut në Kosovë, përfaqësuesit e të cilëve për çdo tre muaj raportojnë tek Këshilli i Sigurimit për gjendjen në Kosovë.

Më 3 qershor 1999, Millosheviçi pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe përleshjeve me grushta në disa raste.[118][119] Në 10 qershor Komiteti i Atlantikut të Veriut ratifikoi marrëveshjen dhe pezulloi operacionet ajërore.

Marinsat e SHBA marshojnë së bashku me fëmijët shqiptarë në rrugët kryesore të Zhegrës në 28 qershor 1999

Më 12 qershor, pasi Millosheviçi pranoi kushtet, misioni i drejtuar nga NATO Kosovo Force (KFOR) filloi të futej në Kosovë. KFOR ishte pregatitur të kryente operacione luftarake, por në fund, misioni i tij mbeti vetëm paqeruajtja. KFOR ishte i bazuar nën shtabin e Allied Rapid Reaction Corps (Trupat e Reagimit të Shpejtë Aleate) të komanduara nga Gjeneral Lejtnant Mike Jackson i Ushtrisë Britanike. Ku konsistonte në trupa britanike (një brigadë e ndërtuar nga brigada e IV e blinduar dhe brigada e V e parashutistëve), një brigadë e Ushtrisë Franceze, një brigadë e Ushtrisë Gjermane, të cilat hynë nga perëndimi ndërkohë të gjitha forcat e tjera avancuan nga jugu, me një brigadë e Ushtrisë Italiane dhe një brigadë e Ushtrisë Amerikane.

Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë në 12 qershor 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK Forsvarets Spesialkommando dhe forcat speciale ajrore Britanike S.A.S. 22 Special Air Service, pavarësisht se trupat ruse ishin të pranishme më parë në aeroportin e Prishtinës. Ushtarët norvegjezë të FSK Forsvarets Spesialkommando ishin të parat që ranë kontakt me trupat ruse në aeroport. Misioni i FSK ishte të implementonte paqen ndërmjet palëve shqiptare dhe serbe.

Kontributi i SHBA, i njohur si Initial Entry Force (Forca Fillestare Hyrëse), u drejtua nga Divizioni i I-rë i Blinduar, i komanduar nga Gjeneral Brigade Peterson, e udhëhequr nga një togë nga Batalioni i II-të dhe nga Regjimenti Parashutisht i 505-të i Këmbësorisë i bashkuar me Forcat Britanike. Të tjera njësi përfshinin Batalionet I dhe II nga Grupi i Forcave Speciale(parashutiste) nga Stuttgarti, Gjermani dhe Fort Carson, Colorado dhe shumë njësi të tjera të Ushtrisë Amerikane të vendosura në Europë dhe SHBA. Forcat fillestare të SHBA e vendosën zonën e veprimit përreth qyteteve të Ferizajt, më vonë Kampi Bondsteel, dhe Gjilan, në Kampin Monteith.

SHKARKO APP