NATO i shpreh ngushëllimet familjes së majorit Tanushi
NATO i ka shprehur ngushëllimet familjes së majorit Klodjan Tanushi, për ndarjen e tij nga jeta. Në një postim në Facebook, NATO shprehet se vdekja e tij është një dhimbje e madhe. Major Tanushi u nda nga jeta mbrëmjen e së premtes në një spital në Letoni ku po trajtohej.
“Është dhimbje e madhe që dje ndërroi jetë Major Klodjan Tanushi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij. Pasi luftoi për jetën e tij, Major Klodjan Tanushi vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë një detyre të EOD, në vijën e detyrës më 6 maj 2019, që i mori gjithashtu jetën e Nëntetares Zarife Hasanaj. Kemi humbur një nga tanët, një vëlla nën armë. Në këto kohë dhimbjeje, mendimet tona shkojnë tek të dashurit, miqtë dhe kolegët e tij. Jeta e tij do të kujtohet”,-shkruhet në postimin në Facebook.
Pasi humbi jetën edhe efektivi Klodian Tanushi, i plagosur në Letoni gjatë misionit të NATO-s, në bazën e NATO-s në Herat, Afganistan flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë. Kontigjenti i V-të Paqeruajtës ka nderuar veprën sublime të dëshmorëve të rënë Letoni. Kujtojmë se Major Klodian Tanushi u plagos pas shpërthimit të minës që vrau nëntetaren Zarife Hasanaj.
KOHA JONË SONDAZH

