Nazarko për largimin e Lamallarit: Demo i afërt me Ramën, protesta bën presion

Gazetari Mentor Nazarko ka komentuar largimin e Besfort Lamalllarit nga posti i ministrit të Brendshëm dhe emërimin e Ervin Demos në këtë detyrë, duke e parë këtë lëvizje si pjesë të një panorame që mund të sjellë ndryshime edhe në ministri të tjera. Sipas Nazarkos lëvizja tregon që Demo është i afërt me Ramën dhe fuqizohet më shumë, dhe faktori i dytë që mund të ketë ndikuar në largimin e Lamallarit është protesta.

“Mendoj që ndryshimi i ministrit të Brendshëm është lajmi i ri, më i fundit, si pjesë e një pritshmërie që mund të ketë ndryshime më të gjera, jo thjesht në këtë ministri. Nuk di të them nëse ka qenë e detyruar, për shkak të bashkimit të dy ministrive, asaj të Pushtetit Lokal dhe ministrisë së Brendshme, në disa qeveri kanë qenë bashkë. Është tregues i dy elementëve:

E para që Demo është dikush shumë i afërt me z.Rama dhe nëpërmjet kësaj lëvizje fuqizohet. Ky është treguesi i parë. Treguesi i dytë është protesta. Nevoja ose pakënaqësia për mënyrën si është administruar protesta. Në pikëpamje ligjore është Policia e Shtetit që i administron këto aktivitete, jo ministri, por këto duken dy arsyet që kanë përcaktuar këtë veprim të Ramës”, tha Nazarko në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?