Ndahet nga jeta aktori i madh i humorit, Met Mega

Është ndarë  sot nga jeta aktori i mirënjohur i humorit, Met Bega.  Aktori ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit. Ai   e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, në Estradën e Tiranës, por ka luajtur disa role edhe në filma të ndryshëm.

I konsideruar si një prej aktorëve më të mëdhenj të humorit shqiptar, Met Bega, ishte përfshirë kohët e fundit në betejën më të vështirë të jetës së tij, atë kundër parkinsonit. Ndonëse e kishte të vështirë të artikulojë fjalët, edhe kur ishte i sëmurë Bega, arrinte gjithsesi të shfaqej plot humor, pavarësisht problemeve me sëmundjen që e preku dhjetë vjet më parë. – “Dua të bëj edhe një film pa zë, ashtu si Ben Hilli”, – tha aktori i merituar, në momentet e fundit para se të ndahej nga jeta. – “Njerëzit vazhdojnë të më duan dhe sa herë që dal në rrugë më përqafojnë, bëjnë foto dhe shprehin keqardhjen për gjendjen time. Kaloj ditët duke parë videokasetat e mia dhe më bëjnë të qaj”. E me siguri, Met Bega do të mbetet gjallë dhe i pavdekshëm për miliona shqiptarë, të cilët,  me humorin e tij i bëri të qeshnin në vitet më të vështira për vendin.

SHKARKO APP