Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, themelues i teatrit “Petro Marko” në Vlorë
Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare aktori Vasillaq Godo. Mësohet se ai ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e kësaj të marte.
Aktori u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Vasillaq Godo ishte një ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ne vitin 1962. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve për aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.
Vasillaq Godo është protagonist në premierën e parë të teatrit të Vlorës te drama Fundosja e Skuadrës e Spahivogli. Ai ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për te jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi dhe sens artistik anët e madhërishme me ato humane, sikundër janë Hodoja te Lidhur si Fishekë Gjerdani, Batoja te Jatagani, Isa Boletini te Besa e Trojeve etj.