FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta kompozitori shqiptar, sot mbahen homazhet

Kompozitori shqiptar Kozma Lara eshte ndare nga jeta mbreme vone. Lajmin per vdekjen e tij ne moshen 87 vjecare e ka dhene akademiku Vaso Tole, teksa ka ndare me miq e te njohur lajmin e dhimbshem.

Kozma Lara lindi më 1932 në Durrës, eshte autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.

Postimi i Toles 
Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019).
Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00.
I paharruar do të mbetesh profesori ynë! ?

Swiss Digital Desktop Reklama

P.s: Intervista e Tij e fundit dhënë pas aktivitetit që Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Arteve organizuan për të më 14 dhjetor 2018, në Akademinë e Shkencave.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kompozitori Kozma Lara rrefen nje jete me muziken e frymezuar nga deti | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?