Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur profesori 49 vjeçar Gilman Bakalli
Është ndarë sot papritur nga jeta pedagogu, publicisti dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Shkak për këtë tragjedi është bërë një leucemi akute.
Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij. Ai u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49-vjeçare.
Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodërs. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.
Aktualisht punonte si Lektor në Universitetin Europian të Tiranës. Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.
http://www.kohajone.com/2016/10/08/henri-cili-lamtumire-njeri-i-bukur-mendje-e-bukur-dhe-shpirt-i-bukur-gilman-bakalli/