Ndahet nga jeta heroi i letrarizuar i flimit ”Partizani i vogël Velo”

Një tjetër ikonë e luftës nuk është më në mesin tonë. Është ndarë nga jeta Kostandin Ropi, në moshën 90-vjeçare. Ropi është heroi i letrarizuar i subjektit të filmit ”Partizani i vogël Velo”.

Ai mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit nga forcat gjermane që kishin pushtuar vendin, dhe ai për të shpëtuar doli në mal bashkë me partizanët që në moshën 12-vjeçare. Historia e tij frymëzoi një film të Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Pas Çlirimit ai ka mësuar në një shkollë ekonomike për kontabilitet në vitet 1947-1948. Më pas ka studiuar në shkollat ushtarake. Në Tiranë përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe Akademinë Ushtarake. Më pas, kur mbaroi Akademinë Ushtarake shkoi me shërbim në Durrës. Që nga viti 1958 kreu detyra të ndryshme deri në Shef Shtabi Brigade. Pas daljes në pension u rikthye në vendlindje në Korçë.

Konstandin Ropi ka një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin, dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

SHKARKO APP