Ndalimi i vëllait të shefit të komisariatit të Dibrës, PD: U kap me kokainë, të hetohet Bert Aga
Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me ndalimin e vëllait të Shefit të Komisariat të Dibrës, pasi sipas tyre ai sot u kap me një sasi kokaine. Në një deklarate drejtuar mediave, PD thekson se hetimet për këtë çështje duhet të shkojnë tek koka-Bert Aga. Selia blu shtoi më tej se Aga a mbështetjen e plotë të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Saimir Tahiri.
“Karteli i drogës së Dibrës doli më në pah dy ditë më parë kur prokuroria ndaloi vëllain e shefit të komisariatit të Dibrës, Bert Aga, me një sasi droge të fortë, të llojit kokainë. Ndërkohë që ai kapet me kokainë, vëllai po korr parcelat e veta me kanabis në Dibër dhe po ofron mbrojtjen e nevojshme për bandat e tjera që dhanë kontribut në zgjedhjet e 11 shtatorit.”, citohet në reagimin e PD-së.
Sipas opozitës, Aga mbron bandat që dhanë kontribut për zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër.
“Megjithë këto implikime të drejtpërdrejta në trafikun e drogës, Aga, ose agai i kanabisit në Dibër vazhdon të jetë në detyrë dhe ka mbështetjen e Tahirit dhe Edi Ramës. Aga është po ashtu në krye të grupit të strukturuar që prishi zgjedhjet në Dibër, i kallëzuar në prokurori nga Partia Demokratike me 1 shtator. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë për faktet e paraqitura për krimin zgjedhor, dhe për implikimin e Agës në trafikun e drogës. Ne e dimë pengesën që has organi i akuzës, pasi kreu i kartelit të drogës së Dibrës ka mbrojtjen e Tahirit dhe Ramës, por ndalimi i vëllait me kokainë është thjesht një hap. Hetimi dhe veprimet e plota duhet të shkojnë tek kreu i kësaj organizate që është pikërisht shefi i komisariatit të Dibrës. Karteli i drogës nuk mundet dhe nuk do ti shpëtojë dot ligjit, edhe nëse mbrohet deri në fund nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama.”, përfundon reagimi i PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

