Ndalohet autobusi në Kakavijë, kapen 3 klandestinë shqiptarë, njëri i dënuar për vjedhje

Policia greke ka ndaluar një autobus në aksin Janinë-Kakavijë në vendin e quajtur Kallpaq. Autobusi i cili  u ndalua ishte i linjës Greqi-Shqipëri. Brenda në autobus janë gjetur 3 klandestinë shqiptarë, të moshës 20, 32 dhe 43 vjeç.

Ata kishin si qëllim të hynin ilegalisht në Shqipëri. Sipas burimeve të BalkanWeb 43-vjeçari donte të dilte nga Greqia pasi ishte person në kërkim në këtë shtet.

Ai ishte i dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për vjedhje dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu po hetohen dhe dy klandestinët e tjerë për arsyet se pse donin të dilnin ilegalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pranga përfundoi dhe drejtuesi i autobusit, shtetas shqiptar i moshës 52 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?