Ndalohet ish-drejtori i Uzinës së Mjekësit, abuzoi me tenderat

Ish-drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse të Mjekësit, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, u ndalua këtë të mërkurë nga Policia e Elbasanit.

Daniel Karanxha akuzohet për “shpërdorim detyre”  dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera  apo ankande publike”

64 vjeçari, banues në Elbasan, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan,  me vendim  penal, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me  burg” për veprën  penale ”shpërdorim detyre”  dhe “Shkelje të barazisë së pjesmarrësve në tendera  apo ankande publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi nga prokuroria nisi pas kallëzimit që Ministria e Mbrojtjes bëri dy vjet më pare. Në pranga u vunë shtetasit Kristaq Piligriu, me detyrë Kryetar i Degës Ekonomike në Uzinën Lëndëve Plasëse Mjekës, Argjir Panariti, ish-inxhinier në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës, Stavri Çipa me detyrë Kryeinxhinier dhe Gëzim Pitja me detyrë inxhinier.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkeljet e konstatuara në shuma të mëdha parash janë bërë në  vitet 2012-2013 në kohën kur drejtor i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës ishte Daniel Karanxha, i shpallur në kërkim.

Top Channel siguroi detajet e tenderëve ku Prokuroria ka konstatuar shkelje ligjore.

Bëhet fjalë për procedurën e shitjes së lëndëve tritol me vlere 270 mijë dollarë, procedura e prokurimit në realizimin skenografik në 3D të koncertit të trashëgimisë shpirtërore shqiptare në shumën 11 milionë lekëve, sponsorizimet e kryera nga kjo uzinë në vlerën e 3.6 milionë lekëve kalimi në pronësisë të ULP Mjekës të Klubit te Futbollit “Partizani” dhe ankandi për shitjen për skrap nga uzina ku vlera e dëmit është 9. 8 milionë leke./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?