Ndalohet nga Policia nipi i deputetit të PS-së, babai i tij: Nuk është në kërkim

Një aksion i fundit nga Policia e Shetit për makinat e blinduara në Tiranë, konkretisht në zonën e Kodër-Kashar, po trazon disi ujërat e politikës. Në kuadër të këtij kontrolli është shoqëruar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës. Po ashtu i shoqëruar është edhe Rexhep Rraja, djali i deputetit. Rexhepi është njohur për historinë me Xhisiela Malokun, që trazoi jetën politike dhe u bë një histori filmash.

Babai i Ramazanit, Xhelal Rraja tha për gazetarët para Drejtorisë së Policisë, se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar. Ai pohoi se djali lëviz me makinë të blinduar, por për të kjo nuk është arsye që ai të ndalohet.

”Nuk është në kërkim policor. Kam dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar, por nuk pse duhet të ndalohet. Makinën e kam unë me letra”. Ai hodhi akuzat në drejtim të drejtorit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati. Deri më tani efektivët kanë bllokuar 3 mjete.

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t’u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë.

SHKARKO APP