Ndalohet qarkullimi i mjeteve në disa rrugë në qendër (lista e plotë)

Disa rrugë në qendër të Tiranës do të mbyllen për automjetet. Bashkia e Tiranës njofton se qarkullimi do të ndërpritet si pasojë e punimeve për ndërtimin e Unazës së Vogël. Lëvizja e automjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti “Luigj Gurakuqi” deri në rrugën e “Dibrës”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës më poshtë:

– Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën e “Barrikadave”, segmenti rruga “Dibrës” me rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:

– Në kryqëzimin e rrugës “George.W.Bush” me rrugën “Luigj Gurakuqi”, drejtim i detyruar majtas dhe djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George.Ë.Bush”, drejtim i detyruar drejt.

– Rruga “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Barrikadave”, me dy sense lëvizjeje dhe do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.

– Segmenti pas pallatit të Kulturës, ana veriore e saj, do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e punimeve.

– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën pas pallatit të Kulturës, drejtim i detyruar drejt dhe djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës sheshi“Skënderbej” me rrugën “Luigj Gurakuqi” te xhamia, drejtim i detyruar drejt.

– Segmenti i rrugës “Qemal Stafa” nga rruga “Barrikadave” deri te rruga Saraçeve do të ketë akses  hyrës vetëm nga rruga “Kostandin Kristoforidhi”.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:

 – Linja Kamëz – Qendër, City Park – Qendër dhe Vorë – Qendër do të kryejë rrotullim përreth sheshit Skënderbej dhe do të stacionohet pas Pallatit të Kulturës.

 – Stacioni ekzistues te rruga “Barrikadave” kalon te segmenti rruga e “Dibrës”, segmenti sheshi “Skënderbej” deri rruga “Bardhok Biba”.

 

SHKARKO APP