FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Ndalojeni eksitimin e ministreve”, Duma: Për deklaratën skandaloze të Berishës askush nuk reagoi

Fjala ”çupëlina” për ministret e PS-së e thënë nga ana e deputeti të PD-së Ferdinand Xhaferri, solli një debat të gjatë në Kuvendin e kësaj të enjte, ndërsa ai në fund kërkoi ndjesë në fund, pasi e akuzuan për seksizëm.

Nënkryetarja e PD, Grida Duma e cilësoi si qesharake akuzën për seksizëm ndaj deputetit, duke përshkruar Xhaferajn si më xhentëlmenin në Kuvend. Por Duma kujton se Berisha tha “ndalojeni eksitimin e ministreve”, duke e cilësuar si skandaloze këtë deklaratë, por që askush nuk reagoi.

”Në atë sekondë, Berisha më mbrapa tha ndalojeni eksitimin e këtyre ministreve këtu dhe nuk reagoi askush. Do të më kishte pëlqyer që të kishin të njëjtin reagim, të kishin të njëjta këllqe. Me një njeri që nuk guxojnë të reagojnë sillen pikërisht si çupëlina”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?