Ndalonte çiftet në rrugë e u vidhte paratë, kapet polici fals i postobllokut

Çiftet e të rinjve që kalonin me makinë pranë Kthesës së Kamzës janë detyruar të zbrazin xhepat dhe portofolët nën kërcënimin e armës së një “polici” jo më shumë se 23 vjeç.

Policia ka arrestuar sot të ashtuquajturin “polic”, Sahit Shpatajn, që ndalonte makinat me çifte dhe u kërkonte dokumentet duke u hequr si punonjës i Policisë Rrugore. Por, më pas, ai nxirrte armën dhe u kërkonte atyre t’i jepnin gjithçka me vlerë që kishin.

Duket se bëmat e 23-vjeçarit kanë marrë dhënë se kanë qënë jo të pakta, ndaj policia ka rënë në gjurmë sot të “kolegut” të saj mashtrues që me uniformë të rreme grabiste dhe përdhoste figurën e policit.

SHKARKO APP