Ndaluan marrjen e Hormuzit me forcë, vendet që bllokuan rezolutën për një sulm të përbashkët ndaj Iranit
Në një votim të zhvilluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, 11 nga 15 anëtarët votuan pro një rezolute që synonte hapjen e Ngushticës së Hormuzit për rrugët tregtare, ndërsa dy shtete, Pakistani dhe Kolumbia abstenuan. Kina dhe Rusia të cilat janë anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje, përdorën këtë fuqinë për të rrëzuar rezolutën, duke e bllokuar atë në thelb.
Fillimisht, rezoluta përfshinte një nen që do t’i jepte shteteve të interesuara autorizimin për të përdorur forcën për të hapur Ngushticën, por Rusia dhe Kina ishin fuqimisht kundër kësaj. Pas negociatave të gjata, dokumenti u ndryshua, duke e bërë më të butë: versioni i fundit vetëm i inkurajonte shtetet të koordinojnë përpjekjet e tyre për të siguruar lëvizjen e lirë në det.
Bahreini shpresonte që ky kompromis të ishte për të fituar mbështetjen ose të paktën abstinimin e Rusisë dhe Kinës. Përdorimi i vetos nga këto dy vende tregon qartë për lidhjen e tyre me Iranin dhe gatishmërinë për ta mbrojtur atë kur të jetë e nevojshme. Sipas tyre, rezoluta ishte shumë e ashpër ndaj Iranit.
KOHA JONË SONDAZH

