Ndarja nga jeta e aktorit Rikard Llarja, Ruçi: Peng që nuk e përcjellim siç e meritonte

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet e tij për ndahen nga jeta të aktorit Rikard Ljarja.

“Iku një emblemë e kinematografisë dhe artit shqiptar, që krijoi për të gjithë ne figura vetëmohuese. Rikard Ljarja është pjesë e vetëdijes artistike të kombit. Ne jemi rritur me personazhet e Ljarjes midis nesh. Ai ka frymëzuar e do të frymëzojë brezat me jetën dhe me personazhet e tij. Me veprën e vet, Rikard Ljarja na la kumtin se madhështia krijohet prej thjeshtësisë dhe përsosmëria prej përkushtimit. Peng për të gjithë ne që nuk e përcjellim siç e meritonte.”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?