Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, “Urdhri Stomatologut” mesazh ngushëllimi: Humbëm një nga ikonat tona
Urdhri i Stomatologut ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Edi Rama. Përmes një mesazhi ngushëllimi, Urdhri thekson se humbën një nga ikonat e stomatologjisë.
Kujtojmë se Aneta Rama ishte ndër mjeket e para stomatologe në Shqipëri, e cila u vlerësua në 2018 me çmim ‘Nderi stoma-tologjisë’.
MESAZHI I URDHRIT TE STOMATOLOGUT
Sot u nda nga jeta mjekja stomatologe “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” Dr.Aneta Rama. Dr.Aneta lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate ekselente. Dr.Aneta ishte dhe një sportiste e talentuar në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Dr.Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike. Dr.Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme për punë shumë të mirë e rezultate shkencore në shërbimin ndaj qytetarit. Me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“ në një atmosferë të jashtëzakonshme festive të mbarë dentistrisë. Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur: nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojë tërë jetën. Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Dr.Anetës.
U prehsh në paqe Dr.Aneta!
President i USSH
Nikoll Deda