Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied, reagon kryeministri Rama: Lamtumirë, shoqe e vogël!
Lajmi për ndarjen nga jeta para kohe, në moshën 46-vjeçare të artistes së njohur shqiptare Hueyda El Saied i ka pikëlluar të gjithë mëngjesin e kësaj të marte.
Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimet e tij.
Duke ndarë dhe një foto të saj, Rama shkruan: “Lamtumirë shoqe e vogël💔”
Balerina dhe ish-moderatorja mësohet se vuante nga kanceri i gjirit, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot.
Ajo u nda nga jeta mëngjesin e së martës në një spital në Lukskemburg.