Ndarja nga jeta e kompozitorit të njohur, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për familjen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së artistit dhe kompozitorit të njohur dibran, Përparim Tomçini.

‘I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të artistit të talentuar dhe kompozitorit të njohur dibran, Përparim Tomçini.

Me një krijimtari të suksesshme muzikore dhe mbi 400 kompozime me natyrë lirike, epike dhe folklorike, trashëgimia e çmuar që la pas në muzikë dhe art do të kujtohet gjithmonë me nderim, si një shembull frymëzimi dhe motivimi për brezat e rinj të artistëve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Tomçini, të afërmve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I përjetshëm kujtimi i Tij!’

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?