Ndërkombëtarët, presion Ramës për miratimin e reformës zgjedhore

Ambasadorët e SHBA dhe vendeve të BE kanë rritur presionin ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për miratimin e reformës zgjedhore. Disa ditë më parë, pesë ambasadorë kryesorë kanë zhvilluar një takim me kreun e qeverisë Edi Rama. Detajet e takimit nuk janë bërë publike nga kryeministria, por tema kryesore ka qenë kalimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, mes PD, PS dhe LSI.

Ndërkohë ditën e sotme Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PS dhe kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Mësohet se takimi që ka zgjatur 30 minuta ka për qëllim diskutimet mbi reformën zgjedhore.

Reforma zgjedhore duhet të ishte miratuar disa javë më parë, sipas marrëveshjes, PS, PD, LSI, por qeveria “Rama” pretendon se duhen dëgjuar dhe mendimet e deputetëve të së ashtuquajturës opozitë parlamentare, të cilët nuk përfaqësojnë asnjë parti, përveç interesave të rilindjes.

Në këtë situata që po shtyn pa fund reformën, takimi i diplomates së SHBA duket si një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama. Ndërkombëtarët kërkojnë miratimin sa më parë të saj dhe ndryshimi i saj dhe vonesat nuk tolerohen më.

SHKARKO APP