Ndërprerja e grevës studentore, Ristani: Ngjarja është e rëndë, komisioni duhet ta hetojë

Ndërprerja e grevës së studentëve të transferuar nga privati në Universitetin shtetëror ka ngjallur debate në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Sigurisë, ku deputetët e djathtë e kanë ngritur si një problem.

Deputeti i PD, Arben Ristani ka deklaruar se policia ndërhyri me dhunë në grevën e studentëve, ndërsa shtoi se kjo ishte një e drejtë e tyre.

“Greva është një e drejtë e studentëve. Jemi shoqëri demokratike, duhet t’i trajtonim me kujdes. Ndërhyrja ndaj tyre ka qenë brutale, janë marrë me makina pa targa, janë gjakosur dhe kanë përfunduar në spital”, tha Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke e konsideruar këtë një ngjarje të rëndë, Ristani ftoi komisionin ta hetojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ngjarja është e rëndë, komisioni duhet ta trajtojë. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë”, tha më tej deputeti i djathtë.

Ndërkohë që kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i quajti këto deklarata politike. “Të ndiqen procedurat për të bërë debat”, tha Xhafaj më tej.

Në replikë deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se, ‘Jemi komisioni i Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut. Çështja nuk është politike, u dhunua kushtetuta”.

Më tej kryetari Xhafaj i kujtoi deputetëve të djathtë se, “Kjo nuk është mbledhje partie”.

Për këtë çështje ka folur edhe deputeti Eduard Halimi: Më thoni një vend ku policia sillet si bandë gangsterësh, u soll si bandë duke ndërprerë grevën e studentëve”, tha ai.

Halimi ka shtuar se në 25 vite askush nuk ka guxuar të lidhë studentët, ndërsa i ka kërkuar mazhorancës: “Gjeni vrasësit e 21 janarit, pastaj ejani flisni për të drejta”.

Më tej deputeti i PD-së tha se policia ka vepruar me urdhër të Ramës.

Në këto momente deputeti i PS-së, Taulant Balla është larguar nga komisioni i ligjeve. “Duam t’i japim Këshillin e Integrimit këta bëjnë llafe”, tha ai.

Këtë çështje, deputeti i PD-së Flamur Noka e ka ngritur edhe në Komisionin e Sigurisë, ku deklaroi se studentët janë dhunuar barbarisht.

“Është përdorur dhunë barbare ndaj studentëve. Dhuna e paprecedentë, në kohën që ata ishin në ambientet e tyre”, – tha Noka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?