Ndërpritet energjia elektrike nga Plepat tek Shkëmbi i Kavajës, ja arsyeja
Aktualitet E Diel, 11 Korrik 2021 05:31
Stakohet energjia elektrike në zonën turistike nga Plepat e Durrësit tek Shkëmbi i Kavajës.
OSHEE-ja ka njoftuar se gjithçka ka ndodhur për shkak të dëmtimit të fiderit nga një firmë private.
Tashmë, grupet e avarisë së OSHEE kanë nisur punën për lokalizimin e defektit dhe riparimin sa më shpejt të tij.

