Ndërpritet numërimi në Vaun e Dejës, tension mes subjekteve

Numërimi i votave në Vaun e Dejës është ndërprerë mëngjesin e së hënës për shkak të tensioneve mes subjekteve zgjedhore.

Mësohet se vëzhguesit janë nxjerrë jashtë dhe nuk dihet kur do të rinisë procesi i numërimit.

Në këtë bashki kanë mbetur edhe 41 kuti pa u numëruar.

Deri tani, kryeson kandidati i APPD-së, Zef Hila, me 2433 vota, ndërsa Gjokë Lleshi ka marrë 2007 vota.

SHKARKO APP