Ndërpritet vaksinimi në Fier, mbarojnë dozat/Të moshuarit: Po përdoren për politikë

Në qytetin e Fierit është ndërprerë procesi i vaksnimit, kjo për shkak të mungesës së vaksinave. Sot një i moshuar shkoi për të marrë vaksinën, por punonjësja e Qendrës Rinorei ka pohuar se aty nuk ka vaksina.

”A bëhen vaksina këtu? Kështu përcillemi ne. Ajo më tha që shko tek shtëpia e pionerit dhe më tha bëj vaksinën. S’gjendet e drejta në këtë vend shkoj atje më thonë të vij këtu. Ka vaksina?”, shprehet i moshuari.

Një i moshuar në një intervistë për Abcnews, është shprehur se vaksinat bëhet politikë. ”Edi Rama e di se në Fier e ka të marrë votën. Në Shkodër tha që e kanë bërë gjysma po ne të Fierit pse jo. Përdoren për politikë vaksinat dhe me mik e shokë. Fier ka gjysmën e sëmurë pse mos fillojë vaksinimi”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Fier prej 5 ditësh vaksinimi është ndërprerë. Në Fier që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë infektuar 25,42 persona dhe kanë humbur jetën 221 të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?