Ndërron jetë 34-vjeçari që u plagos në Astir, sherri ndodhi për shkak të një femre

Një plagosje me thikë është shënuar në zonën e “Astirit’ në Tiranë. D.K, 25 vjeç ka plagosur me thikë A.H, 34 vjeç. Ky i fundit siç raporton policia ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45. Nga të dhënat e para mësohet se A.H ka ngacmuar të dashurën  e 25 vjeçarit.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i mëhershëm i Policisë Tiranë

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP