Ndërron jetë 57-vjeçari që dogji me benzinë pacientët në spital
Ka ndërruar jetë autori i zjarrëvënies së djeshme në ambientet e një spitali privat në kryeqytet.
Mësohet se Lefter Canj ka humbur jetë pas plagëve të marra nga zjarrit që ai i vuri si fillim shokut të tij të dhomës, Dhimitër Saraçi.
Sakaq, nga flakët dje humbën jetën edhe dy gra, që ishin shtruar në këtë spital.
Ngjarja
Burime zyrtare bënë me dije se Lefter Canaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, për motive ende të paqarta pasi ka mbaruar mjekimin, rreth orës 11:00, është rikthyer tek pavioni i hemodializës, ku me vete ka pasur një shishe me lëndë djegëse “benzinë”, lëndë të cilën ka filluar t’ia hedhë në të gjithë trupin e shtetasit D. Saraçi, i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën. Flakët kanë përfshirë të gjithë pavionin e Hemodializës, ku nga flakët e shumta dhe tymi i madh në këtë ambient kanë gjetur vdekjen Sanije Sulaj, 65 vjeçe, banuese në Mamurras, Anife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.
KOHA JONË SONDAZH

