Ndërron jetë efektivi i Rrugores në Berat, u aksidentua 10 ditë më parë

Ndahet nga jeta 10 ditë pas aksidentit të rëndë, efektivi i policisë rrugore të qarkut Berat, Myslym Bakeri.

Bakeri ishte në krye të detyrës me mjetin e policisë rrugore, duke patrulluar në aksin Urë Vajgurore-Kuçovë, kur u përplas me një mjet tjetër tip “Volsvagen”. Pas përplasjes të dyja mjetet dolën jashtë rruge dhe përfunduan në kanal.

Efektivi Bakeri u dërgua me urgjence drejt Spitalit të Traumës në Tiranë por mëngjesin e sotëm ndërroi jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Funksioni i tij në Policinë e Shtetit ishte: “Trup shërbimi në sektorin e qarkullimit rrugor” të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?