Ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar

Mjeku i njohur Agim Karaj ka ndërruar jetë një ditë para ditëlindjes së tij.

Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së tij.

Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje shumë të madhe njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë Prof.Dr Agim Karaj. Pritja dhe përcjellja bëhet tek funerali në Rrugën Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojnë sot ditën e hënë ne orën 10.00 dt 25.11.2024.Ceremonia e varrimit bëhet ditën e martë në datë 26.11.2024 ora 11.00.Varrimi bëhet në Tufinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me respekt, nga familja”, shkruhet në mesazhin e familjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj filloi karrierën si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua si kirurg onkolog.

Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë.

Ai mori pjesë në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?