Ndërron jetë te Spitali Infektiv 21-vjeçari i infektuar me koronavirus
Aktualitet E Premte, 15 Tetor 2021 14:00
Një 21-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Spitalin Infektiv, pas infektimit me koronavirus, raporton News24.
Mësohet se ai kishte pak ditë i shtruar në spitalin Covid1 në gjendje tejet të rënduar shëndetësore.
Raportohet se i riu ishte i sëmurë me sëmundjen e gjakut, me talasemi.
21-vjeçari ishte sjellë në spitalin në Tiranë me urgjencë nga Fieri pak ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka deri më tani të dhëna mbi rastin.