Ndërtim pa leje në Karaburun, arrestohet ndërtuesi

Policia ka arrestuar ndërtuesin Skerdi Dinaj, si dhe ka shpallur në kërkim ortakun e tij Olsen Sherifaj, pasi ndërtuan një strukturë pa leje në Shën Jan, Karaburun. Drejtori i Policisë, Skënder Hita dhe kryeinspektori i IKMT Afrim Qendro morën pjesë në prishjen e ndërtimit pa leje, “beach bar”.

“Pasditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, së bashku me Kryeinspektorin e IKMT-së, Afrim Qendro, morën pjesë në operacionin për prishjen e një ndërtimi pa leje, “beach bar”, në zonën e Karaburunit.

Objekti prej druri po ndërtohej nga shtetasit O. Sh. dhe S. D., të cilët ishin proceduar penalisht më parë dhe kishin tejkaluar afatin kohor për prishje vullnetare. Gjatë operacionit u vu në pranga njëri prej ndërtuesve, shtetasi S. D., ndërsa ortaku i tij, shtetasi O. Sh., u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e “bluve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?