Ndërtimet pa leje, Rama: S’ka biznesmen të thotë që një qindarkë e punës së tij është në xhepin tim
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së për lejimin e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama tha se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta, pasi ka qenë vullneti i tij dhe i qeverisë për rënien e ndërtimeve pa leje në territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Mua personalisht nuk ka biznesmen dhe ndërtues në Shqipëri që të më thotë se 1 qindarkë e punës së tij është në xhepin tim. Nëse janë 26 kate dhe janë bërë 14 pa leje. Bëjnë 40 kate. Tani është natë dhe syri nuk sheh natën. Ditën numëroi dhe do shikosh që nuk janë 40 kate.
Unë nuk jam as inspektori i ndërtimit, as shefi i policisë dhe mbi të gjitha nëse sot ne jemi 1 me 10 në raportin me ndërtimet pa leje është si pasojë e vullnetit tim, e vullnetit të kësaj qeverie dhe Bashkisë së Tiranës. Problematika e ndërtimeve pa leje burimin e ka në llumin e drejtësisë”.