”Ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri”, mediat shkruajnë për pushimet e Melonit në Vlorë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pezulloi pushimet e saj në Puglia dhe të hënën u nis drej Vlorës. Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, Meloni së bashku me familjen mbërritën në Vlorë ku u pritën nga kreu i qeverisë. Mediet italiane kanë zbardhur disa nga çështjet që dy krerët e qeverive kanë biseduar.
Sipas quatidiano.net, Rama dhe Meloni kanë diskutuar mbi çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë tek e ardhmja e Shqipërisë në BE.
Po ashtu tema të nxehta diskutimi ishin edhe ato të energjisë dhe marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të zonës së Ballkanit, çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar dhe vlerësimi i bumit turistik që ka sjellë qindra mijëra italianë në ish-bastionin e komunizmit (të ritit maoist, për më tepër).