Ndërtimi i paligjshëm në plazh, arrestohen 8 persona
Policia e Sarandës arrestoi 8 persona dhe shpalli në kërkim 1 tjetër, pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm në një plazh.
Autoritetet konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë; B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë; E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë; E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë; Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.
Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën e plazhit, A. B.., për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin punimet. Punohet për kapjen e kësaj shtetaseje.
Shërbimet e Policisë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, kanë njoftuar shërbimet e IKMT-së, IMT-së dhe Policisë Bashkiake, të cilat aktualisht po vijojnë me prishjen e ndërtimeve.
KOHA JONË SONDAZH

