VIDEO/Ndeshja e futbollit, ministrat e Ramës barazojnë me ambasadorët, 3-3
Ministrat e qeverisë shqiptare luajtën dje një ndeshje miqësore futbolli në stadiumin “Selman Stërmasi” përballë ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë.
Formacioni i ministrave shqiptarë përbëhej nga Tahiri, Klosi, Çuçi, Ahmetaj, etj. Në ndihmë të tyre kishin shkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, si dhe deputeti i PS-së Eduard Shalsi.
Për habi të të gjithëve u vu re mungesa e kryeministrit Rama, megjithëse aktiviteti u njoftua nga zyra e kryeministrit. Ndeshja përfundoi në barazim 3-3 ndërsa nuk u gjuajtën penalltitë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=A0CiJBQEHiI&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

