Ndeshja Turqi-Greqi, tifozët thërrasin “Allahu-Ekber”
“Allahu Ekber” kanë qenë thirrjet që u dëgjuan dje nga tifozët turq gjatë minutës së heshtjes në nder të viktimave të Parisit, gjatë ndeshjes miqësore Turqi-Greqi.
Ndeshja nisi e tensionuar që kur arbitri fërshëlleu për t’u mbajtur 1 minutë heshtje për 129 viktimat që u vranë të premten në kryeqytetin francez.
Ndërsa lojtarët e dy skuadrave, po ashtu edhe stafet e dy kombëtareve qëndronin të heshtur, fraza islamike “Allahu Ekber” u dëgjua në të gjithë stadiumin.