Ndezi zjarr në arën e tij por i doli jashtë kontrollit, arrestohte 42-vjeçari në Fier
Një 42 vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit nën akuzën e zjarrvënës së qëllimshme.
F.Rr ndezi një zjarr për të djegur barishtet në tokën e tij në Jarua të Levanit, por ai doli nga kontrolli për shkak të erës dhe dogji 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.
Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënës.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
KOHA JONË SONDAZH

