Ndihmoi Ervis Martinajn dhe i shërbente si “shofer”, agjenti i Forcave Operacionale del para gjykatës!

Në Gjykatën e Kurbinit po zhvillohet seanca gjyqësore për rivlerësimin e kushteve të masës së sigurisë për agjentin e policisë, Jeton Lami.

Agjenti i forcave operacionale, Jeton Lami u arrestua me vendim Gjykate për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar personin e shumëkërkuar Ervis Martinaj.

Ndaj tij prokurori Bardhyl Shehu ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari është punonjës policie, agjent pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Kurbinit i ka nisur hetimet për rrëmbim personi, pas denoncimit të familjarëve të Ervis Martinaj se kanë humbur prej disa kohësh çdo kontakt me të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?