Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndikimi i pandemisë së Covid-19 në bujqësi, Çuçi mbledh shoqatat e agrobiznesit

Aktualitet E shtunë, 11 Prill 2020 10:52
Ndikimi i pandemisë së Covid-19 në bujqësi, Çuçi mbledh shoqatat e agrobiznesit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, zhvilloi një video-konferencë me përfaqësues të 11 shoqatave të agrobiznesit, për të diskutuar me ta ndikimin e pandemisë së koronavirusit në sektorin bujqësor dhe agropërpunimin. Secili prej tyre shprehu shqetësimet e veta dhe ofroi propozime konkrete se si mund të minimizohen pasojat e krizës së Covid-19 në këtë sektor. Ministri Çuçi tha se takime të këtij formati do të bëhen një lloj rituali, sidomos në këto kohë të pandemisë me një dinamikë të veçantë.

“Biem dakord që ka disa pjesë të sektorit që janë prekur nga situata dhe masat a marra për Covid-19, sikundër ka pjesë që deri më tani vlerësohet se kanë ecuri normale. Megjithatë edhe këto pjesë që nuk kanë pasur le të themi turbulenca, mbeten për t’u monitoruar si si do të shkojnë në të ardhmen pasi askush nuk e di derisa zgjat kjo krizë. Deri më sot nuk kemi pasur probleme shkëmbimesh me tregun global”, tha ministri Çuçi duke vënë theksin tek monitorimi i vazhdueshëm i sektorit nga të gjithë aktorët dhe gjenerimi i të dhënave apo raporteve profesionale lidhur me impaktin në bujqësi të pandemisë së Covid-19 në mënyrë që më pas të shkohet drejt një pakete.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe pse aktiviteti bujqësor nuk është ndalur pavarësisht masave kufizuese, gjatë diskutimit u kërkua që të garantohet lëvizshmëria 24 orë edhe për punëtorët e mirëmbajtjes së linjave të prodhimit. Ministri tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit për të ndihmuar që të mos ketë pengesa në asnjë rast. Për shkak të pezullimit të punës së restoranteve dhe të turizmit në tërësi, konstatohet ulje me 30-40% e numrit të qingjave e kecave të therur. Kjo sipas shoqatave shihet me shqetësim pasi rrezikon të krijojë vështirësi në menaxhimin e tufave dhe ulje të prodhimit të qumështit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Çështja të tjera që ata shtruan ishin ribalancimi i regjimit fiskal sa i përket TVSH-së, si dhe futja e konceptit të çertifikatës së origjinës së produkteve shqiptare dhe përcaktimi i një kuote (ekstra-fiskale) për të mbështetur dhe promovuar prodhimin vendas në media. Sa i përkët kredisë me garanci sovrane shoqatat kërkojnë që ajo të mos jetë e kufizuar, por të përfitojnë edhe fermerët, si dhe huaja e marrë të mos përdoret detyrimisht vetëm për paga.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 2 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 3 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 3 orësh

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bimëve Aromatike Shqiptare kërkoi përjashtimin nga taksa e ndërtesës për vitin 2020 të sipërmarrjeve të kësaj industrie. Ndërkohë ministri theksoi se tek Skema Kombëtare e këtij viti bimët medicinale janë një nga sektorët që do të mbështeten me fonde. Lidhur me peshkimin shoqatat kërkuan ndërhyrje për të gjetur treg në mënyrë që prodhimi të mos mbetet stok. Importuesit e miellit propozuan të shtyhet parapagimi i TVSH-së në doganë. Nikolin Jaka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkoi që supermarketet në këtë kohë të kenë së paku 40% të rafteve me produkte shqiptare për të ndihmuar ekonominë vendase.

Sa i përket aktit normativ që detyron prodhuesit të krijojnë stoqe produktesh, shoqatat kërkuan specifikimin e produkteve në mënyrë që të mos blejnë apo prodhojnë kot dhe më pas të kenë probleme me likujditetin. Gjatë diskutimit u kërkua gjithashtu aktivizimi i një kanali të dedikuar në RTSH për bujqësinë dhe sektorin rural. Për zbatimin e kontratave të programit IPARD, ministri Çuçi tha se autoritetet europiane do ta rishikojnë këtë çështje për të krijuar të gjithë fleksibilitetin e nevojshëm për shkak të pandemisë së Covid-19.

Etiketat e lidhura

agrobiznesibledi cucibujqësipandemia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.