‘Ndjehem shqiptar’! Ish këshilltari i Clinton dhe Obama i bashkohet kauzës për mbrojtjen e Teatrit

Ish-këshilltari i presidentëve amerikanë Bill Clinton dhe Barack Obama, David L. Phillips i bashkohet kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Profesori amerikan ka vizituar sot aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku ka shprehur mbështetjen e tij me kauzën që vijon prej më shumë se një viti.

“Me z. David L. Phillips, i cili nuk ka nevojë për prezantim. Ndihem shqiptar tha, erdhi në shesh për të mbeshtetur Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, shkruan në postimin e tij aktivisti Gentian Gaba.

David L.Phillips është Drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të drejtave në Institutin e Universitetit të Columbias për Studimet e të Drejtave të Njeriut. Ai ka shërbyer më herët si këshilltar dhe ekspert i punëve të jashtme në Departamentin e Shtetit gjatë administratës Clinton, Bush dhe Obama. Ai ëshë autor i ‘Kosova e Çliruar: Diplomacia shtrënguese dhe ndërhyrja e SHBA-së (Harvard Kennedy School). /SYRI.net

SHKARKO APP