Ndjekja – Bënë kërdinë në Igumenicë, hajdutët kapen në Sarandë pas ndjekjes me makinë

Goditet një grup që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë të banesave në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Tre pjesëtarë të grupit janë arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër.

Ndalimi i tyre është bërë pas ndjekjes së makinës në të cilën udhëtonin nga ”Ura e Gajdarit’ deri në Qafe Gjashte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë arrestuar  Gëzim E., 40 vjeç, banues në Sarandë, drejtuesi i automjetit,  Nel Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë dhe  Alfred H., 34 vjeç, banues në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zbulimi- Policia Kufitare e Sarandës kishte marrë  informacion nga Policia Kufitare Greke, se  në fshatrat e Igumenicës,  Greqi, kishin ndodhur prej disa ditësh vjedhje masive me armë e dhunë të  banesave, ku dyshohet se autorët mund të ishin shtetas shqiptarë.

“Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare greke, prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.

Si rezultat i punës vëzhguese dhe operative të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, më datë 27.07.2017, rreth orës 07.20 të mëngjesit, shërbimet  e Policisë kanë konstatuar një automjet   tip ”Toyota”   ku udhëtonin tre shtetas “ informon policia e shtetit.

Kishte dyshime se mjeti përdorej nga autorët që mund të kishin kryer vjedhjet në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Ndjekja e hajdutëve deri ne Qafe Gjashte-   Policia e Sarandës vihet në ndjekje të makinës si dhe njofton policinë e Delvinës  për të ngritur pikë kontrolli në vendin e quajtur ”Ura e Gajdarit”,  “por  drejtuesi i automjetit së bashku me shtetasit që ndodheshin me të,  nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi më të madhe” informon policia.

Ndjekja e automjetit ka vijuar deri në “Qafë Gjashtë,” ku është bërë i mundur ndalimi i automjetit.

Hedhin çanten jashtë –“Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap.  Nga kontrolli i ushtruar në  çantë dhe në  automjetin tip Toyota ka rezultuar se kishte: 2 armë zjarri pistoletë, një model ”TT” dhe një tjetër model ”Zastava”, 2 krehër pistolete me fishekë në brendësi. disa telefona celularë, bizhuteri të ndryshme

“Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin K.B , i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë,  janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të kryera në fshatrat e Igumenicës, Greqi” informon policia

Të arrestuarit akuzohen për “Vjedhjes, kryer në bashkëpunim”, Prodhim dhe armëmbajtje  pa leje e armëve luftarake  dhe municionit”.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Greke për dokumentimin e  plotë të kësaj veprimtarie kriminale,  ku dyshohet se është kryer nga personat e sipërpërmendur dhe shtetasi i shpallur në kërkim, si  dhe për  të identifikuar dhe kapur nëse  ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal në fushën e vjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?