Ndjekje nga Qafë Kashari në Fushë-Krujë, policia ndalon mjetin pasi u përplas me bordurën

Shërbimet e policisë së Tiranës, të vendosura në Qafë-Kashar, janë ndeshur me një situatë si jo fort të zakontë, kur një automjet nuk i është bindur urdhrit për ndalim.

Ndekja policore ka vijuar nga Qafë-Kashari në Fushë Krujë, kur automjeti është përplasur me një bordurë. Personat që ishin brenda në automjet janë larguar duke i shpëtuar sëish policisë.

Policia e Tiranës bën me dije se pas verifikimeve, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tiranë/Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 14.01.2022, rreth orës 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Në tentativë për t’u larguar nga Policia, në Fushë-Krujë, mjeti është përplasur me një bordurë.

Personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin.

Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?