Ndocaj: Doja të mbaja fjalim, por më acaroi Berisha (VIDEO)

 

Deputeti me i ri i Parlamentit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, ka qënë i ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës në Vizion Plus. Ai ka deklauar së të enjten e kaluar, kur ishte edhe dita e parë për të në Parlament, ai ka dashur të mbaj një fjalim, por që e ka acaruar ish-kryeministri Berisha. Ky i fundit e ka akuzuar deputetin Ndocaj se i ka dhënë para Ramës, për mandatin. 
Ndërkohë deputeti “cowboy” deklaron së të gjithë deputetët në Parlament e acarojnë, përvec kryetarit Nard Ndoka. Pyetjës së moderatorit Hyska, se a do të vazhdojë tashmë një shkollë të lartë, ai përgjigjet: “ Një ndër presidentet më të mëdhej të botës, qe ishtë francez, me shkollë të mesme ishte, unë kam pak më tëpër se të mesmen… Shkolla nuk është se të jep men, shkolla të pasuron diturinë, po shkove pa men, pa mend do dalësh”, – deklaron ai.
Po ashtu ai tashmë nuk ka frike se mos politika i merr më shumë lekë, sepse sipas tij, cfarë pati, politika, ia zhavti.  Por nuk mbetet këtu, pyetjes se: Cilët janë deputetët më të ndershëm në Shqipëri, Ndocaj iu përgjigj: “Parlamentari më i ndershem në Shqipëri është Ilir Meta, sepse gjykata e ka nxjerrë të pafajshëm sa herë që është akuzuar”, – thotë ai.  Radhën e të ndershmëve sipas Ndocajt e zënë, Berisha, Rama.  

SHKARKO APP