Ndodh në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefoni në karikim
Një operacion dhe kontroll blic është ushtruar në burgun e Peqinit nga strukturat e Policisë së vetë institucionit, pas sigurimit të të dhënave operative që ngrinin dyshime për posedim të sendeve të paligjshme.
Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se një i dënuar mbante në mënyrë të kundërligjshme një telefon celular në gjendje pune. Pajisja rezultoi e ndezur dhe në proces karikimi në momentin e kontrollit.
Administrata e institucionit njoftoi strukturat e SHKBB-së, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të verifikuar mënyrën se si sendet e ndaluara kanë hyrë brenda institucionit penitenciar.
KOHA JONË SONDAZH

